Një qytetar amerikan ka humbur jetën nga bombardimet ruse në Chernihiv, thotë policia ukrainase. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi lajmin duke i shprehur ngushëllimet familjes.

I pyetur për viktimën gjatë një konference, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se mund të konfirmonte se një shtetas amerikan ishte vrarë, por nuk kishte më shumë detaje.

Një deklaratë e policisë ukrainase tha se vdekjet ishin rezultat i zjarrit të artilerisë ruse në qytet.
Chernihiv, në verilindje të Kievit dhe afër kufirit rus, është bombarduar në mënyrë intensive nga forcat ruse që nga fillimi i luftës më shumë se tre javë më parë.

Më herët të enjten, kreu rajonal Vyacheslav Chaus tha se më shumë se 50 trupa ishin sjellë në morgun e qytetit të mërkurën. Në mesin e të vrarëve ishin më shumë se 10 njerëz në radhë për të blerë bukë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA