Deputetja Grida Duma ka kërkuar edhe njëherë që Basha duhet të japë dorëheqjen dhe të lexojë rezultatin e 6 marsit.
Jashtë Kuvendit, Duma tha se PD duhet t’i jepet fund cic-miceve dhe konfliktimeve.
Duma: Grupi parlamentar gëzon legjitimitetin më të lartë për të drejtuar këtë proces në PD. Nuk është mirë të zvarritet procesi. Nuk kam bindjen që është Kolegji i Kryetarëve që e mbështet. Kryetarët zgjidhen me votë, dhe në disa raste kur janë të emëruar, nuk përfaqësojnë shumicën, për këtë arsye Kolegji i Kryetarëve duhet të jetë Kolegji i të zgjedhurve me votë.
PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte dhe cic-mice, është një dakordësi që vjen nga rezultati i humbjes së 6 marsit, nëse nuk lexon 6 marsin Lulzim Basha do të thotë që nuk do ta lexojë për PD, por mbetet logjikisht ta lexoj për vete.
Top Channel