Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në studion e “Open” në Top Channel tha se deputetët nuk janë tërhequr nga vendimi i tyre për t’i kërkuar Bashës dorëheqjen nga lidershipi i partisë.
Salianji shprehet se problem i Bashës ka qenë sjellja e tij, pasi nuk është konsultuar për vendimmarrjet.
“Nuk ka një dakordësi nga grupi i deputetëve për këtë çështje. Vendimmarrjet kanë qenë të pakonsultuara, prandaj edhe këtu deputetët dalin kundër Bashës. Ka vazhduar e njëjta mënyrë e të bërit opozitë.
Është një problem që ka të bëjë për sjelljen e tij. Ne kemi dashur të luftojmë kultin e individit, kur flisnim për Berishën, por e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe ndaj Bashës. Nuk ka një tërheqje nga kërkesa për të shkarkuar Bashën.
E kemi thënë në çdo moment. Besoj që do të ketë një dorëheqje. Nuk kërkojmë variante të tjera, tërheqje apo truke. Strukturat e PD do përpiqen të marrin masat e nevojshme për të bërë të mundur dorëheqjen. Donin qëndrimin e tij kryetarë degësh të komanduara. Ata që kanë mbështetur Bashën janë më të votuarit”, tha Salianji.
Top Channel