Bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor, forcat izraelite qëllojnë për vdekje 16-vjeçarin në mes të qytetit 15/12 21:00
Mbi 1.95 milion njerëz kanë ikur prej Ukrainës në Poloni prej shpërthimit të luftës, ka thënë Agjencia kufitare e Polonisë të enjten.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz tashmë larguar nga Polonia drejt destinacioneve tjera, sipas hulumtuesit për migrim në Universitetin e Varshavës, Maciej Duszczyk.
Vetëm të mërkurën, 60,000 persona kanë kaluar kufirin, ka thënë Garda Kufitare.
Shumica e refugjatëve kanë shkuar në qytete të mëdha, përfshirë Varshavën, Krakovin dhe Vrocllavin, kapacitetet e të cilave janë të mbushura.
Top Channel