Mashtrim mes telefonit! Hetimi shqiptar dhe gjerman: Call Center-at grabitën shtetas të huaj
17/03/2022 20:21
73 persona u identifikuan si të implikuar në një skemë mashtrimi që iu përvetësoi shtetasve gjermanë shuma të konsiderueshme eurosh.
Hetimi shqiptaro-gjerman zbuloi skemën e përdorur përmes Call Center-ave që çoi në pranga vetëm 15 prej të dyshuarve kurse të tjerët po procedohen në gjendje të lirë ose janë në kërkim.
Telefonatat zhvatëse sipas hetimit të SPAK kryheshin me role të ndara dhe ndaj hetimi po kryhet për mashtrim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Kreu i policisë kriminale këtu në policinë e shtetit tha gjithashtu se po hetohet edhe për pastrim parash:
“Sepse paratë janë të ardhura nga krimi, ndaj po hetohet për pastrim të produkteve kriminale”.
Top Channel