Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ngriti alarmin për vendin më të rrezikuar, Tigray në Etiopi, ku shëndeti i miliona njerëzve është i rrezikuar.
“Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, kam për detyrë të mbroj dhe promovoj shëndetin kudo që është nën kërcënim. Dhe nuk ka asnjë vend tjetër në tokë ku shëndeti i miliona njerëzve është më i rrezikuar se sa Tigray”, tha ai.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se situata në Tigray është e rënduar, duke shtuar se rajoni ishte “i mbyllur nga bota e jashtme” për rreth 500 ditë.
“Asnjë ndihmë ushqimore nuk është dorëzuar që nga mesi i dhjetorit”, tha Tedros në një konferencë shtypi, duke shtuar se rreth tre të katërtat e objekteve shëndetësore të vlerësuara nga OBSH në rajon ishin shkatërruar.
Ai tha se nuk kishte më trajtim për rreth 40,000 njerëz me HIV në rajon.
“Por unë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, kam për detyrë të mbroj dhe promovoj shëndetin kudo që është nën kërcënim.
Dhe nuk ka asnjë vend tjetër në tokë ku shëndeti i miliona njerëzve është më i rrezikuar se Tigray”, tha ai.
Top Channel