KPA rikthen në detyrë prokurorin Hysni Keta
17/03/2022 16:28
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit Hysni Keta, duke vendosur rikthimin e tij në detyrë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik 2019. Vendimi unanim u shpall nga trupa gjykuese e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.
KPK arsyetonte se prokurori Keta, i cili ka punuar për më shumë se një dekadë në Prokurorinë e Përgjithshme, u penalizua për shkak të deklarimit të pamjaftueshëm të kostove reale të ndërtimit të dy shtëpive mbi një truall të trashëguar nga babai në Tiranë.
Top Channel