Deputeti ukrainas: Shumica e njerëzve i kanë mbijetuar sulmit në teatrin e Mariupol

17/03/2022 11:57

Më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë kanë qenë duke u strehuar në teatrin e bombarduar në Mariupol, ka thënë deputeti ukrainas, Dmytro Gurin.

Teatri është sulmuar nga rusët dhe numri i viktimave nuk dihet ende.

Gurin, prindërit e të cilit janë të bllokuar në qytet, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC: Ndërtesa e teatrit është e shkatërruar, ne kemi më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë të strehuar në bodrumin e teatrit.

Para disa minutave ne kemi marrë informacion se njerëzit kanë mbijetuar. Ne nuk e dimë ende nëse kemi njerëz të plagosur apo të vrarë. Mirëpo duket se shumica prej tyre kanë mbijetuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA