Një nga yjet e Teatrit Bolshoi të Moskës, balerina Olga Smirnova, është larguar nga kompania për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe në vend të kësaj do të kërcejë për Baletin Kombëtar Holandez në Amsterdam.
Lëvizja e saj erdhi pak kohë pasi Smirnova e lindur në Shën Peterburg e denoncoi ashpër sulmin ndaj vendit fqinj, duken thënë se “kje e mbushi kupën”. Baleti Kombëtar Holandez deklaroi se ylli rus është i “mirëpritur me krahë hapur në radhët e tij.
Smirnova iu bashkua Bolshoi në vitin 2011, e shumë shpejt mori role kryesore në shfaqje të rëndësishme si “Liqeni i Mjellmave” e “Giselle”.
Që prej atëherë, ajo ka bërë turne ndërkombëtar me trupën e baletit të teatrit prestigjioz, e madhja ka interpretuar si e ftuar edhe për Teatrin e Baletit Amerikan dhe Baletin Shtetëror në Vjenë.
Por Smirnova, gjyshi i së cilës është ukrainas, shkroi në Telegram se është “kundër luftës me të gjithë forcën e shpirtit tim”.
“Kurrë nuk e kam menduar se do të turpërohem për Rusinë”, shprehet ajo në deklaratën, e cila më vonë u ribotua nga Baleti Kombëtar Holandez.
“Unë kam qenë gjithmonë krenare për popullin e talentuar rus, për arritjet tona kulturore dhe ato në atletikë. Por tani ndjej se është kapërcyer një vijë që nuk duhej shkelur. Njerëzit po vriten, po detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre. Kush mund ta mendonte disa javë më parë se e gjithë kjo do të ndodhte? Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj katastrofe globale”, është shprehur ajo.
Top Channel