
24/02 12:26
Autoritetet në qytetin lindor të rrethuar të Mariupolit thanë se deri në 90% të ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga forcat ruse në bombardimet e tyre të përditshme të qytetit.
Lesia Vasylenko, një deputete ukrainase, shkroi në Twitter se qyteti po “shkatërrohet nga qielli” dhe përsëriti thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendeve perëndimore për të vendosur një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.
Raporti vjen mes raporteve se ekipet e shpëtimit në qytet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit e një sulmi në një teatër, ku rreth 1000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë ishin fshehur për t’u shpëtuar bombave.
Top Channel