Kryeministri Edi Rama ka sqaruar faturën e shumëpërfolur të shqiptarit në Itali.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve në Durrës, Rama tha se në fakt, fatura ishte dhe e dritave dhe e gazit.
Rama: Dje më çoi një shqiptar i Firences një faturë dhe unë e publikova, janë këto mediat gjobvënese, se mua s’ka shanc të më vërë njeri gjobë. Më shkruan sërish ai sot në mëngjes. Në atë faturë kam edhe energjinë edhe gazin tha.
Me çonte fatura të tjera, që ishin të ndara, energji, gaz. Fundi i 2020-tës e me radhë, që tregonin që rritja është marremendëse. Në faturat e të gjithë shqiptarëve e maqedonase, e kanë me faturë dhe këta thonë shihni ca po bëjnë të tjerët. Por ne kemi marr një masë, që do paguajmë ne, buxheti i shteti që të mos e ndjejë familja tronditjen.
Top Channel