Nxori faturën e emigrantit, Rama: E bënë copë në Facebook, thonin ka shtëpi bari

16/03/2022 12:18

Fatura e energjisë elektrike të një emigranti në Itali u komentua nga kryeministri Edi Rama edhe në takimin me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës për Paketën e Rezistencës Sociale.

Rama tha se e bënë copë në Facebook vetëm për shkak se i dërgoi faturën e energjisë elektrike mbi 600 euro. Në fjalën e tij, kryeministri tregoi se ishte baba i tre vajzave ndërsa ndjekësit e cilësonin si trafikant droge.

Donte të tregonte edhe çmimin e bukës, por zgjodhi të mos e nxirrte askund.

“E bënë copë në Facebook. Ky do ketë shtëpi bari thonin, e bënë dhe trafikant droge të shkretin me 3 goca. Kur shohim atje rrogat me këto cmime, është mirë të mos jua bëjmë llogarinë. Nuk them që këtu del më shumë e atje më pak. Atje del cik më shumë. Janë qeraja, siguracionet, gazi, dritat, cmimet. Është edhe cmimi i bukës në Itali, por nuk guxova më të nxjerr gjë se thashë po i turren dhe këtij tjetrit”, tha Rama.

Ditën e djeshme, ai i shkroi Ramës bën një jetesë normale në një apartament me qira në Firenze me një rrogë 1500 euro. Qytetari i thaRamës se nuk duhet të shqetësohet nga thirrjet kundër tij dhe se duhet të ruajë qetësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA