Mashtronin shtetasit e huaj, zbulohen nëntë Call Center-a, nën hetim administratorët
16/03/2022 16:28
Administratorët e nëntë Call Center-ave që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj janë vënë nën hetim.
Për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, janë proceduar:
52-vjeçari me iniciale A. R., 27-vjeçari me iniciale A. D., 26-vjeçari me iniciale S. D., 28-vjeçari me iniciale F. K., 29-vjeçari me iniciale B. K., 26-vjeçari me iniciale K. O., 34-vjeçari me iniciale I. S., 54-vjeçari me iniciale O. M., dhe 26-vjeçari me iniciale K. T.
Duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a në qytetin e Tiranës, këta persona dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.
.
Top Channel