Shtatë persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se u arrestua E. Q., 28 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sepse më datë 02.03.2022, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur motomjetin që e drejtonte në mënyrë të parregullt.

Në flagrancë u arrestua edhe S. C., 34 vjeç, banues në Shënavlash Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në një pallat.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Krujës ndaluan shtetasin I. K., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 13.03.2022, ka goditur me mjete prerëse shtetasin A. L.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit Z. B., 31 vjeç, F. S., 37 vjeç dhe N. B., 55 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA