Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, lidhur me situatën ekonomike gjatë ditëve të fundit për rritjen e çmimeve.

Përmes një kërkese drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj kërkon që qeveria të marrë masa të menjëhershme, pasi ato aktualet janë të pamjaftueshme.

Sipas kërkesës, mocioni është i nevojshëm ditën e enjte gjatë seancës plenare, për të lehtësuar situatën.

Alibeaj ka marrë shembuj vende të tjera si Greqia, Kroacia apo Msqedonia e Veriut, të cilat kanë reaguar më shpejt në marrjen e masave për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Masat e marra deri më tani nga qeveria shqiptare duken krejt të pamjaftueshme për një situatë që cdo ditë e më shumë vështirësohet dhe ashpërsohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Vlerësojmë se detyra jonë si deputet, të shqyrtojmë me urgjencë këtë çështje dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme. Prandaj kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar në seancën e datës 17.3.2022”, thuhet në kerkesën drejtuar Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA