Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se i ka kërkuar OSHEE-së që në faturat e energjisë, të shkruajë edhe pjesën që paguan qeveria.

Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve të vogla, Rama tha se nuk dihet nëse do merret parasysh kjo kërkesë, por do të ketë transparencë nga qeveria.

Rama: I kam kërkuar OSHEE-së që për çdo faturë energjie të sjellë edhe pjesën e pagesës së buxhetit të shtetit. Nuk e di a do e zgjidhin, por ne do e bëjmë transparente këtë pjesë. Do doja që faturat të ishin në këtë formë. Me faturën reale ti i çon edhe heqjen nga puna të një punonjësi.  Në import jemi të detyruar të blejmë energjinë si të tjerët. Thonë disa të tjerë se ne kemi pagat më të ulëta. Kur ti shkon dhe blen energji në treg ai që e shet nuk i thotë sa i kanë pagat klientët e tu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA