Ministri britanik: Plani i Putinit nuk po funksionon, prandaj po vret njerëz

15/03/2022 10:16

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, është shprehur se plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon.

Ishte parashikuar të ishte shumë e lehtë, të ishte një lloj lufte rrufe ku trupat ruse pushtojnë Ukrainën”, tha ai për BBC.

Ai shtoi se ndryshe nga sa ishte parashikuar, ajo që po shohim është një mbrojtje e egër nga ukrainasit, e cila është tepër fustruese për Vladimir Putin.

“Si një nënprodukt i zemërimit dhe zhgënjimit të Putinit për sulmin joeferktiv, ne po shohim një përshkallëzim në shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile”, tha ministri.

I pyetur nëse lufta mund të përfundojë deri në maj, siç parashikojnë disa zyrtarë ukrainas, Cleverly thotë se është “tepër e vështirë” të bëhen parashikime të tilla, por Britania duhet të sigurohet që Putini të dështojë në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA