“Rusia ka shpresë tek protestat ekonomike në vendet e NATO-s”/ Rama tregon mesazhin, ndërhyn pensionisti: T’ia kishin dërguar Berishës e Metës

14/03/2022 12:03

Kryeministri Edi Rama zbuloi një mesazh që i ka ardhur gjatë protestës për rritjen e çmimeve, por një pensionist ndërhyri duke i thënë se në fakt duhet t’ia dërgonin Berishës e Metës.

Në bashkëbisedimin me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompesimin e rritjes së çmimeve të shportës, Rama theksoi se lufta sjell telashe, vështirësi dhe uri ndërsa Rusia ka shpresë të madhe tek protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s.

Rama: E gjeta mesazhin që më ka ardhur në telefon para 2 ditësh që vjen nga jashtë, ku shkruhet: Ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacione se kush qëndron prapa këtyre protestave. Është legjitime që t’i bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve. Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është de facto në luftë me Rusinë. Lufta sjell telashe, vështirësi dhe uri. Kjo me çmimet mund të jetë vetëm fillimi. Rusia ka shpresë të madhe tek protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s.

Pensionisti: T’ia kishin dërguar Berishës e Metës, pse ta dërgojnë ty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA