Lëvizja për të larguar Lulzim Bashën nga selia po vjen nga lagjia e tij e vjetër. Një pjesë e anëtarëve të degës 8 shkuan në seli për tu distancuar nga kryetari Pëllumb Seferi që është rreshtuar krah kryedemokratit Basha.

Anëtari i degës ku voton Lulzim Basha është edhe Sali Lusha mbështetës besnik i Sali Berishës. Por, Pellumb Seferi nuk ndan të njejtën bindje me demokratët e deges qe ai drejton, dhe ky thote ai eshte mendimi i shumices.

Ndryshe nga baza, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kërkojnë bashkim përmes përjashtimit të njeri tjetrit. I pari duke kushtëzuar largimin e tij me ikjen e Berishës, tashmë të sanksionuar edhe në statutin e PD, ndërsa i dyti përmes votes. një provë që sipas ish kryetarit, ai tashmë e ka kaluar në 6 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA