“Dëgjova çudira me ca trimosha të BKH”, Rama: Erdhën në Kryeministri dhe nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores
Analisti Neritan Sejamini ka analizuar paketën rezistenciale të qeverisë këtë të hënë në emisionin ‘Open’, ku iu drejtua Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj se pjesa më e madhe e masave janë premtuar gjatë fushatës elektorale dhe kur qeveria mori mandatin e tretë.
Sipas tij këto masa duhet të ishin marrë me kohë e jo tani që jemi në krizë.
Ndërkohë Ibrahimaj iu përgjigj se ndodhej aty për ta shpjeguar atë paktë dhe masat konkrete e jo për të shitur gjë.
Sejamini: Kur thoni që përgjysmuam taksën në 50 mijë lekë, kjo është lojë fjalësh sepse në momentin që e ofroni pjesën e pa tatuar në 40 mijë lekë, për ata që e kanë 50 mijë lekë është përgjysmuar, pra është logjike. Duhet të kishte filluar që me 1 janar dhe s’ka lidhje me paketën sepse e premtuat në fushatë zgjedhore. Pra gjysma e masave që thoni se janë reagim ndaj krizës, janë detyrimet tuaja që i premtuat me mandatin e tretë. Kam një pyetje: Kur keni bërë analizat e tatimeve a keni analizuar se përse asnjë nga kompanitë nxjerrëse të naftës nuk paguajnë tatim mbi fitimin? Se po thoni se nuk i ulni taksën qytetarëve
Ibrahimaj: Unë jam sot këtu në radhë të parë për të mos shitur asgjë por për të treguar masat konkrete. Jam këtu që të përfaqësoj vendimet e qeverisë e të shpjegoj të gjithë paketën.
Top Channel