Zelensky u drejtohet me “fjalë zemre” nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët në luftë!

12/03/2022 08:44

Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje nënave ruse të premten që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në fushëbetejë dhe të jenë të vëmendshme për vendndodhjen e tyre.

Zelensky u ka thënë atyre përmes një video-adresimi: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një shtet të huaj”.

Ai ka thënë që të mos besohen premtimet se fëmijët do të dërgohen diku për stërvitje, apo në kushte joluftarake, dhe që të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se do të nisen drejt Ukrainës.

Ky adresim vjen pasi Rusia ka pranuar të mërkurën, për herë të parë, prezencën e rekrutëve në mesin e forcave të saj në Ukrainë – shumica prej të cilëve nuk kanë qenë të trajtuar për luftë – dhe se disa prej tyre janë zënë.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se është duke parandaluar evakuimet.

Sipas saj, sulmet ruse kanë penguar sërish njerëzit që të largohen nga Mariupoli.

Autoritetet kanë thënë që më shumë se 1,500 njerëz janë vrarë në Mariupol dhe ata që kanë mbetur janë duke jetuar në temperatura shumë të ulëta.

Ky qytet aktualisht ka pak ujë dhe pak furnizime të ushqimit dhe ujit.

Në adresimin e tij të fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar Rusinë për bllokimin e njerëzve në qytet dhe refuzimin e saj për të dërguar ndihmë urgjente humanitare.

Zelensky ka thënë se më pak evakuime janë kryer nga katër qytetet kyçe ditëve të fundit, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA