22/12 18:59
Duke folur në një konferencë shtypi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se rreth 1,300 trupa ukrainase ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.
Gjithashtu, ai pretendoi se rreth 500-600 trupa ruse iu dorëzuan forcave ukrainase të premten.
Sipas The Guardian, Zelenskiy tha se ekipet negociuese ukrainase dhe ruse kishin filluar të diskutonin tema konkrete në vend të shkëmbimit të ultimatumeve.
Më tej, ai i bëri thirrje vendeve perëndimore që të të përfshihen më shumë në negociatat për t’i dhënë fund luftës mbi popullin e pafajshëm ukrainas.
Top Channel