Salianji: Basha të dorëhiqet është e vetmja rrugë për të shkuar tek zgjidhja

12/03/2022 15:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji këtë të shtunë ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i partisë, duke sugjeruar ngritjen e një komisioni brenda dy javësh që ka mandatin për të negociuar me “Foltoren”.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Salianji theksoi interesi politik është që Lulzim Basha të jetë kryetar i PD-së, pasi sipas tij, kush qëndroi pas betejës së 9-të shtatorit, me kostot e veta, bëri një luftë parimore.

I qëndrojmë të njëjtit vendim të 9 shtatorit. Interesi unë është që të kishte sukses. Ka patur probleme të besueshmërisë tek ju. Nuk mendoj se ka fituar Berisha dhe Foltorja, por kemi humbur ne. Edhe ajo pjesë e atyre që kanë votuar për Foltoren votuan kundër jush. Ka qenë një sentiment i një pjese të demokratëve ndaj jush. Shqetësimi kryesor është mbrojtja e kujtdo që na ka mbështetur, në struktura ose jo. Ne duhet të japim mesazhin që nuk i kemi lëshuar ata. Se po krijohet ideja se po vijnë me revansh njerëz që nuk janë fare në këtë parti”, tha ai.

Sipas tij, sot duket të ketë një akt për t’i hapur rrugë zgjidhjes. Ai theksoi se Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi vetëm ajo është pjesë e zgjidhjes.

Duhet dorëheqje e qartë, një dorëheqje si pjesë e zgjidhjes, fillim i zgjidhjes dhe ju qëndroni në detyrë derisa të ngrihet një grup, proces që të zgjasë jo më shumë se dy javë. Të ketë mandatin që të negociojë me foltoren. Të krijojë kushtet e bashkimit dhe të gares që vjen pas dorëheqjes suaj”, tha Salianji.

Ai tha se demokratët kanë vullnetin për t’u bashkuar, duke ofruar pjesën e tyre të zgjidhjes.

Ne dimë vullnetin tonë. Të bashkohemi. Nuk e dimë vullnetin e tyre. Ne ofrojmë pjesën tonë të zgjidhjes. Pra ku jepni dorëheqjen dhe vazhdoni për 2 jave si kryetar në detyrë për t’i dhënë kohë dhe mundësi grupit të negociojë”, tha deputeti demokrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA