Putin afron SHBA-në me Turqinë: Washingtoni përshëndet ndërmjetësimin për Ukrainën! 

12/03/2022 16:47

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin përpjekjet diplomatike të Turqisë për të gjetur një zgjidhje për luftën Rusi-Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, nje gjest që nënkupton dhe një shkrirje të akujve në mërradhëniet dypalëshe, të tensionuara ndjeshëm pasi Ankarja bleu prej Moskës sisteme të mbrojtjes S400.

Duke vënë në dukje se Turqia, Franca dhe Izraeli janë përfshirë intensivisht në procesin diplomatik me Rusinë, Price përshëndeti rolin e Turqisë, duke thënë se aleati i NATO-s ka qenë përgjatë gjithë kësaj kohe në koordinim dhe konsultim të plotë me SHBA-në.

Duke u përpjekur të mbajë një qëndrim neutral e të balancuar, Ankaraja ka tentuar ndërmjetësimin me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për këtë konflikt, në mënyrë që ai të përfundojë sa më parë. Edhe pse i ka kundërshtuar sanksionet ndërkombëtare që synojnë izolimin e Moskës, ajo nga ana tjetër mbylli ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve sipas një pakti të vitit 1936, duke i bllokuar kalimin katër luftanijeve ruse që ishin nisur nga Mesdheu drejt Detit të Zi. Nj aleate NATO-s, Turqia kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja.

Që nga fillimi i konfliktit, Ankaraja ka nënvizuar mbështetjen e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Duke e quajtur së fundmi pushtimin e Rusisë një shkelje të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare, Turqia sërish e ka formuluar me kujdes retorikën e saj për të mos ofenduar Moskën, me të cilën ka lidhje të ngushta në fushën e energjetikes, mbrojtjes e turizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA