Protestë për çmimet, demostrim para kryeministrisë edhe me thirrje politike

12/03/2022 15:13

Përmes një marshimi nga Sheshi Skënderbej tek kryeministria qytetarë jo vetëm nga Tirana por dhe nga disa qytete te vendit, u mblodhën në protestën e katërt kundër rritjes së çmimeve.

‘Boll na vodhët’ ishte shprehja e qytetarëve gjatë marshimit teksa kërkuan uljen e çmimeve dhe marrjen e masave ndaj abuzimeve.

Në protestë kishte edhe politikanëve të opozitës. Edhe nga ata që janë kundërshtarë të Bashës.

Protestuesit kundërshtuan një prej qytetarëve, që në fjalën e tij kishte përmbatjtje politike

“Poshtë politika” “Kjo është Shqipëria e shqiptarëve, sepse ne i kemi rrafshuar bindjet politike. Të marrim në dorë fatet tona”

Të shumtë ishin dhe ata prindër që në protestë morën me vete edhe fëmijët.

Që prej ditës së mërkurë qytetarët kanë nisur protesta e tyre për rritjen e çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA