Shumica do bashkim, por te mënyra e bashkimit janë sërish të ndarë.

Kriza në Partinë Demokratike ka marrë një tjetër dimension, në mbledhjen e të shtunës në selinë blu. Për herë të parë Lulzim Basha ka pranuar idenë e dorëheqjes, por me kushtin që asgjë të mos lëvizë nga vendimmarrja e 9 shtatorit. Një  pjesë e mirë e drejtuesve janë të të njëjtin mendim.

Por, kritikët e rinj të Bashës ata të pas 6 marsit , kanë ndryshuar mendim. Megjithëse nuk e thonë hapur, për ta rëndësi ka te ikë Basha së pari.

Debati zgjati  6 orë, pa arritur ndonjë përfundim. Të dyja palët janë dakort për bashkimin,  madje dhe për krijimin e një ekipi të përbashkët, por te dyja palët nuk janë tërësisht të sinqertë në atë që thonë. Ndërsa kritikët e ashpër të kryedemokratit  heshtin kur përmendet emri i Sali Berishës , mbështetësit e  Lulzim Bashës  kërkojnë moskthimin e Berishës , por pa shpjeguar përse Basha  të mos japë dorëheqjen që tani.

Ajo qe te dyja palët nuk pranojnë është se kjo përplasje e re, nuk është aq për largimin e kryetarit të Partisë Demokratike, sesa për rezistencën e asaj pjese të partisë që nuk do që Sali Berisha të rikthehet. Dhe ndërsa ketë rikthim pala tjetër e vë si kusht, kushti i Lulzim Bashes është  krejt i kundërti. Një krizë  që nuk premton zgjidhje sa kohë  Sali Berisha i cili ndjehet fitimtar, të pranoje të mos kthehet dhe të  hedhe poshtë gjithë betejën 6 mujore.

Por, Lulzim Basha  është i bindur se duke fituar kohë, gjendja do të qetësohet.

Basha: Si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndajë edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA