Bllokuan rrugën Bulqizë-Peshkopi në shenjë proteste për rritjen e çmimeve/, policia arreston pesë persona dhe procedon penalisht 16 të tjerë

12/03/2022 09:24
Foto ilustruese

Pesë persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Dibrës, pasi penguan qarkullimin e automjeteve, duke bllokuar rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, në shenjë revolte për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe të ushqimeve.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Bulqizë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 dhe 11 mars 2022, në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi,  bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat  penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,” Organizimi apo pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”,  shtetasit: Sh. GJ., 43 vjeç, L. P., 28 vjeç, N. A., 40 vjeç, B. A., 60 vjeç, K. T., 25 vjeç.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit  : B. D., 44 vjeç, Sh. D., 42 vjeç, A. Sh., 31 vjeç, O. D., 22 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, Z.Ç., 58 vjeç, Y. L., 25 vjeç, L. L., 31 vjeç, M. S., 40 vjeç,  M. Ç., 45 vjeç, E. L., 37 vjeç,  Sh. T., 40 vjeç, L. A., 26 vjeç, B. C., 40 vjeç, S. Gj., 37 vjeç, Y. R., 23 vjeç,  si dhe u shpall në kërkim shtetasi I. L., pasi këta shtetas me datë 11 dhe 12 mars,  kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor  Bulqizë-Peshkopi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA