Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri. Çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët. Fakt është që çmimi i naftës në bursën ndërkombëtarë është rritur gjatë ditëve të fundit.

Dhe kjo gjë, siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri. Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Nga sot dhe në vazhdim vlera e një litri karburant në treg do të jetë nafta 223 lekë, benzina 245 dhe gazi nuk ndryshon. Por nga një vëzhgim në kryeqytet verifikohet se jo të gjitha pikat kanë këtë çmim. Kompani të ndryshme si EIDA e kanë çmimin e naftës në 239 lekë për litër. Ekspertët e ekonomisë e shpjegojnë këtë fenomen me abuzimin.

Një është prej taksave më të larta. Elementi tjetër është ku kemi pak importues të lëndës së parë, pra të karburanteve. Dhe ata kanë një pushtet jo të vogël tek vendosja e çmimit që doja të thosha se luhatet shumë jo për shkak të çmimit ndërkombëtare të fuçisë. Brenda Shqipërisë ka luhatje që varet nga këta importues dhe jo nga çmimi i bursës. Është e ndershme kjo në ekonomi? Ligji nuk pengon që të kemi luhatje çmimesh, por institucionet shtetërore duhet të evidentojnë luhatjet dhe kjo të reflektohet në taksa që ata paguajnë”, thotë Mateo Spaho.

Kreu i Shoqatës se hidrokarburëve thotë se këto çmime të ndryshme përkthehen në marrëdhënie të ndershme tregtare.

Ne duhet të kuptojmë që me mall burse del çdo ditë nga e furnizimit, pra nga depozitat bregdetare. Ndërsa sanksionet e karburanteve miksojnë çmimin midis asaj që kanë në gjendje dhe asaj që marrin ku del çmimi mesatar. Ky është çmimi që ndryshon nga tabela në tabelë sepse furnizimi i ri nuk është në të njëjtën gjendje që ka qenë me çmimin e mëparshëm”, shprehet Luigj Aliaj.

Sipas ekspertëve të ekonomisë rritja e çmimit të naftës është reflektuar menjëherë në pikat e karburantëve, por një gjë e tillë nuk ndodhi kur çmimi i karburantëve pësoi rënie.

Rritja e çmimit të karburantëve reflektohet më njëherë në treg dhe madje me një përqindje më tepër seç është realisht në bursë. Po ashtu ndodh edhe kur ulet çmimi i karburanti ku ulja ndodh me vonë dhe në një përqindje më të vogël. Autoriteti duhet të hetoje pasi jemi në kushtet e oligopilit”, thotë eksperti i ekonomisë Romina Radonshiqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA