Nafta sot kushton 223 lekë, ndryshimi në çmimin e karburanteve pas stabilizimit të tregjeve ndërkombëtare

11/03/2022 09:45

Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri. Çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët. Fakt është që çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është rritur gjatë ditëve të fundit. Dhe kjo gjë, siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri. Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Nga sot dhe në vazhdim, vlera e një litri karburant në treg do të jetë si më poshtë:

Diezel: 223  lekë

Benzine 95: 223 lekë

Benzinë 100: 245 lekë

Gazi nuk ndryshon.

Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryeje monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve. Pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar ndjeshëm dhe në çmimet e produkteve të tjera, kryesisht ato ushqimore për të cilat Shqipëria është e varur nga eksportet ndërkombëtare. Këto pasoja kanë nisur të ndihen qartas në Europë dhe në vendet e Ballkanit, ndërsa çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme në disa shtete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA