22/11 22:38
Forcat ruse sulmuan një shtëpi banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, përfshirë dy fëmijë.
Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES) njoftuan se forcat ruse sulmuan një shtëpi banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, duke përfshirë dy fëmijë.
Urgjenca shtetërore bëri të ditur gjithashtu se nga sulmi është plagosur edhe një vajzë 5-vjeçare e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Po ashtu, një qendër tregtare u dogj nga bombardimet në zemër të Kharkiv, por akoma nuk është raportuar për viktima.
Top Channel