Rusët i vranë gruan dhe dy fëmijët/ Pamjet tragjike, burri mban në duar fotot e tyre

10/03/2022 08:34

Një burrë ukrainas mësoi në mënyrën më të keqe të mundshme vdekjen e tre familjarëve të tij, gruas dhe dy fëmijëve.

Ata u vranë nga një predhë ruse duke parë një postim që tregonte trupat e tyre të pajetë në Twitter.

“Unë njoha valixhet dhe kështu e mësova”, tha Serhiy Perebyinis për New York Times.

Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin.

Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu”, tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të shpërthente lufta.

Ai tha për New York Times se për t’u kthyer në Kiev, ai u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të fluturonte në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.

Perebyinis tha se iu kishte thënë trupave ruse në kufirin me Poloninë se “e gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur”.

“Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë në një çantë të zezë në dysheme”, ka shkruar ai.

Ai u zotua gjithashtu për drejtësi për familjen e tij:Do të luftoj për ta deri në fund. Do të sigurohem që të ketë një vendim gjykate.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA