Rama paralajmëron miratimin e aktit normativ: Do të ketë masa drastike ndaj çdo furnizuesi që…

10/03/2022 18:57

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të vendosen masa drastike ndaj furnizuesi karburanti që do të rrisë çmimet jashtë normës që do të përcaktojë plan i qeverisë.

Gjatë lidhjes live në Facebook, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të tij, Rama tha se lufta ka ardhur në Shqipëri me anë të krizës dhe prandaj do ndërhyet për çdo abuzim mbi çmimet e naftës. Ai shtoi se marzhi i fitimit do të përcaktohet nga bordi kombëtar dhe do te ketë masa për këdo që nuk e zbaton.

Edi Rama: Në fund të ditës, përgjegjësia për të udhëhequr nuk është për tu hedhur në greminë. Përtej faktit që nafta është mall, sot përderisa themi dhe unë e besoj që ky vend është në luftë, domethënë nuk është në sensin që ka marrë armët dhe ka dalë në luftë, por ka ardhur lufta në këtë vend me të gjithë faturat, ndaj do ta trajtojmë këtë situatë si në luftë dhe do të ndërhyjmë për të ndaluar çdo spekulim për çmimin e naftës.

Me një akt normative, do të ngrihet një bord kombëtar për karburantin ku furnizuesit do të jenë në tavolinë me qeverinë ku marzhi i fitimit do të përcaktohet në tavolinë dhe jo të përcaktohet nga secili sipas qejfit. Ne nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara në bord dhe do të ketë masa për çdo furnizues që shkel bordin. Nuk është dita për të fituar, është dita për të rezistuar, nuk është dita për tu ndarë, por për tu bashkuar, është dita për t’ju thënë atyre se unë timen e bëra, do bësh dhe ti tënden.

Thonë të gjithë që kemi taksën më të lartë në rajon. Po dhe jo. Ne kemi taksat më të ulëta për rajonin dhe biznesin e vogël, zero taksë për biznesin e vogël. Të gjitha këto të ardhura që i kemi lënë në xhepin e sipërmarrësve të vegjël, ashtu sikurse në xhepin e individëve duke ulur taksat mbi pagën gjë që do të vijojë me zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë. Nuk mund të jetë historia hiq këtu e hiq atje, e rëndësishme është që jemi shumë të vetëdijshëm për hapat që do të hedhim, por recetat çudibërëse të atyre që e shkatërruan Shqipërinë dhe të bëjnë si në askund tjetër në botë sot dhe të bëjnë gjullurdi për përfitimet e tyre, kjo është e pamoralshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA