Ish-prezantuesi pedofil i BBC burgoset 12 vjet për abuzime monstruoze me të mitur (fotot)

10/03/2022 15:31

Një ish-prezantues pervers i rrjetit BBC Radio One është shpallur fajtor sot për abuzime seksuale me të mitur dhe është burgosur 12 vjet.

Mark Page, tashmë 63 vjeç, u shpall fajtor për “abuzime të mëdha seksuale” me fëmijë deri në 12 vjeçarë nga familje të varfra e të paprivilegjuara në Filipine.

Në gjykatë u tha se në një prej incidenteve, monstra Page kishte tentuar të bënte pazar për çmimin e abuzimit seksual me një vajzë 12 vjeçare dhe një djalë 13 vjeç.

Ai kishte thënë se çmimi i kërkuar nga bandat prej 3,000 peso (rreth $50 me ratën aktuale të këmbimit) ishte “shumë i lartë”.

Burri i divorcuar babai tre fëmijëve, u shpall fajtor sot për katër raste të shkeljeve seksuale ndaj fëmijëve mes viteve 2016 e 2019.

Dy prej akuzave ishin në lidhje me lidhje video nga kamera e kompjuterit të shtëpisë së tij, ndërsa dy të tjerat ishin në lidhje me vizitat e tij të shpeshta në Filipine.

Një prej viktimave ishte një vajze 13 vjeçare pa baba, më e madhja e pesë fëmijëve që tashmë jeton në një strehë për femrat e abuzuara.

Pedofili ka punuar si prezantues në Radio One të BBC në vitet 1980 dhe ka një karrierë të gjatë në profesion.

Page ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se është inskenuar nga hakera kompjuterësh.

Gjykatësi Paul Watson e burgosi atë për 12 vjet dhe i dha një urdhër të përjetshëm  për ndalim të lëndimeve seksuale ndaj të miturve.

Gjykatësi tha: “Krimet për të cilat dënoheni janë abuzime të mëdha seksuale me të mitur. Ti përfitojë nga varfëria dhe gjendja e mjeruar e personave në një vend të pazhvilluar, ku shpeshherë fëmijët detyrohen të përfshihen në akte prostitucioni”.

“Qëllimi yt i vetëm ishte të përfshijë fëmijë të vegjël deri në 12 vjeç në akte të pista seksuale për të kënaqur orekset e tua të mbrapshta, duke u marrë atyre pafajësinë e fëmijërisë e duke iu shkaktuar trauma të rënda afatgjata emocionale”.

“Me sa duket ti kënaqeshe me turpërimin e tyre dhe plotësimin e dëshirave të tua të korruptuara, jeni personifikim i mjerimit dhe monstruozitetit”.

I dënuari Page i referohej udhëtimeve të tij të shpeshta në Filipine si “punë bamirësie, para se shqetësime të ngriheshin në rrjet për mesazhe inkriminuese mes të akuzuarit dhe kontakteve të abuzimit.

FOTO GALERI
1/3
Monstra Page kishte tentuar të bënte pazar për çmimin e abuzimit seksual me një vajzë 12 vjeçare dhe një djalë 13 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA