Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder do vizitojë këtë të enjte Moskën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me luftën në Ukrainë.
Mësohet se Schröder po tenton të ndërmjetësojë me Putinin një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ish-kancelari gjerman është në bordin e drejtorëve të shumë kompanive ruse të energjisë si Gazprom, Rosneft, Nord Stream.
Më herët, kujtojmë se kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz i bëri thirrje Schroder që të japë dorëheqjen nga posti i drejtuesit të bordit të kompanisë shtetërore ruse “Rosneft”.
Ai bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për televizionin gjerman ZDF, nga ku theksoi se afërsia me kompanitë ruse nuk është më një “çështje personale”.
Ish-kancelari gjerman ka udhëhequr edhe projektin e njohur si “Nordstream 1” dhe “Nordstream 2” që synonte të sillte gazin rus direkt në Gjermani përmes Ukrainës. Mirëpo, ky projekt nuk u certifikua nga shteti gjerman.
Gerhard Schroder ka mbajtur postin e Kancelarit të Gjermanisë nga viti 1998 deri në vitin 2005.
Top Channel