Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një qytetar nga Tirana 82 vjeç ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Janë kryer 1239 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër.
Janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (10 Mars 2022)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 100
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1239
Testime totale 1,757,186
Raste pozitive 272,479
Raste të shëruara 267,876
Raste Aktive 1119
Humbje jete 3,484
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 317
Fier 197
Lezhë 188
Kukës 93
Shkodër 86
Vlorë 61
Elbasan 60
Berat 29
Gjirokastër 28
Korçë 28
Durrës 27
Dibër 5
Top Channel