Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita “Sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikë kthese, që tregon urgjentisht…”
“… Europa duhet të jetë e gatshme të investojë strategjikisht në sigurinë afatgjatë. Kjo vlen veçanërisht edhe për marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paqja sot në Ballkanin Perëndimor ndoshta nuk është perfekte, por është e çmuar”, me këtë koment e nis ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock udhëtimin në Ballkan e Moldavi, të cilin e nis nga Sarajeva për ta vazhduar me një ndalesë në Kosovë ku takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albani Kurti, si dhe komandën e KFOR-it, ndërsa të premten shkon në Beograd.
Kjo është hera e parë që Baerbock udhëton në Ballkanin Perëndimor. Rajoni duket se do të marrë edhe më shumë vëmendje nga qeveria aktuale gjermane, e para e cila i ka dhënë atij rëndësi që në marrëveshjen e koalicionit. Në fillim të marsit Baerbock emëroi ish-deputetin e gjelbër, Manuel Sarrazin, si të ngarkuar special për Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar kështu ekipin e saj për rajonin e Evropës Juglindore.
“Ne duhet ta themi hapur, shumë nga këto vende vitet e fundit i kemi zhgënjyer dhe lënë pas dore. Në krahun e hapur depërtojnë aktorë si Rusia, që nuk kanë interes në një të ardhme europiane dhe nuk stepen për të nxitur sërish konfliktet e pazgjidhura. Unë udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor në radhë të parë për të dëgjuar se çfarë presin prej nesh sot njerëzit atje – por edhe për të bërë të qartë, se ky rajon në zemër të Europës nuk duhet t’i lihet influencës së Moskës”, ishte komenti i saj përpara nisjes. Baerbock theksoi se Gjermania ka një interes thelbësor në një rajon të stabilizuar politikisht dhe të begatë ekonomikisht, vendet e të cilit orientohen drejt Europës. Për këtë do të angazhohen si me bisedime, ashtu dhe me investime strategjike.
Top Channel