Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim online me komentuesit në Facebook për krizën ndërkombëtare të energjisë dhe impaktin e luftës mbi naftën.
Edi Rama: Nëse lufta e impaktoi edhe më shumë çmimin e energjisë dhe e thelloi krizën energjetike dhe e impaktoi çmimin e naftës dhe gazit, ne vazhdojmë ta mbrojmë këtë çmim. E përmend këtë se është e rëndësishme të kuptohet që kjo qeveri nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve, por rri të lehtësojë sa më shumë hallet e këtij vendi. Kur thashë që ka nisur kjo krizë, të tjerët thanë që është imagjinare, lojë për të rritur çmimin e energjisë. Çmimi në faturë është po ai që ishte kur nuk kishte fare krizë. Atyre që më thonë boll se detyrën po bën, shiko naftën, i them, detyrën bëj dhe kam bërë. Të njëjtën bëjnë dhe kryeministrat e tjerë pasi çmimi është rritur ndjeshëm në faturën e konsumatorit. Kemi gjykuar që është detyra jonë të mbrojmë të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël.
Komunikimi e këtij fakti do të thotë vetëm diçka shumë të thjeshtë, kjo qeveri si asnjë qeveri më parë mund të akuzohet për shumëçka por kurrën e kurrës për mospasjen e vëmendjes ndaj këtij vendi. Me fakte jo me fjalë dhe nuk besoj se ka njeri të arsyeshëm që thotë të rritet energjia e të ulet nafta. Energjia i prek të gjithë, edhe pensionistët që nuk kosnumojnë naftë, edhe fermerët që naftën e marrin pa asnjë taksë.
Top Channel