Vendet perëndimore po synojnë eksportet e naftës të Rusisë ndërsa pushtimi i Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin – i cili ka detyruar të paktën 2 milionë refugjatë të largohen nga vendi hyn në ditën e 14-të.

Evakuimi i Sumy: Një  evakuim i përkohshëm  nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy u bë pasi një sulm ajror rus vrau 21 persona, sipas autoriteteve ukrainase. Rreth 5,000 njerëz u larguan nga qyteti të martën, sipas një zyrtari ukrainas.

 Ndalimi i eksportit të naftës ruse: Presidenti Joe Biden njoftoi një ndalim të importeve të naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, një hap që ai paralajmëroi se mund të çojë në rritje të çmimeve të gazit.

Mbretëria e Bashkuar tha se do të heqë gradualisht “importin e naftës dhe produkteve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022” dhe BE tha se planifikon të ulë importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe të heqë gradualisht varësinë para vitit 2030.

Avionët e Polonisë: SHBA-ja po dërgon raketa Patriot në Poloni si një “vendosje mbrojtëse” për të kundërshtuar çdo kërcënim të mundshëm ndaj aleatëve të SHBA-së dhe NATO-s, tha një zëdhënës i Komandës Evropiane të SHBA-së. Më herët të martën, Pentagoni hodhi poshtë  propozimin e Polonisë për të transferuar avionët e saj luftarakë MiG-29 në SHBA për t’i dorëzuar Ukrainës, duke e quajtur atë të papranueshëm.

Zelensky: Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu drejtua Dhomës së Komunavetë Mbretëerisë së Bashkuar, duke u kërkuar ligjvënësve të forcojnë sanksionet kundër Moskës. Duke i bërë jehonë fjalimit të famshëm të ish-kryeministrit britanik Ëinston Churchill gjatë kohës së luftës, Zelensky tha: “Ne do të luftojmë deri në fund në det, në ajër. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht nga kostoja.”

Ukraina e kujdesshme për armëpushimin: Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se “është e vështirë t’i besosh pushtuesit”, pasi Rusia njoftoi një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës (09:00 ukrainase/02:00 ET) të mërkurën. Rusia tha se është e gatshme të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Civilët mbahen “peng”: Propozimi për armëpushim vjen pasi ministri i jashtëm i Ukrainës tha se trupat ruse po mbajnë “peng” 300,000 civilë në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit. Autoritetet ukrainase thanë se një kolonë e ndihmave humanitare për në qytet u përfshi nga zjarri.

Markat amerikane tërhiqen nga Rusia: McDonald’s dhe Starbucks u bënë bizneset e fundit perëndimore që u mbyllën në Rusi, pas Coca-Cola dhe PepsiCo, e cila po tërheq gjithashtu disa produkte nga vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA