
Në disa momente dramatike të regjistruara nga kamerat e sigurisë shihet një çift ukrainas i moshës së mesme që me guxim dëbojnë katër ushtarë të armatosur rusë që hynë në oborrin e shtëpisë së tyre gjatë patrullimit.
Pamjet raportohet se vijnë nga fshati Voznesensk, në Mykolaiv Oblast të Ukrainës, ku ushtarët shihet sesi dëbohen nga të zotët e paarmatosur të shtëpisë.
Pasi hyjnë me forcë nga porta kryesore, treshja e ushtarëve kalon armët në shpatull dhe nisin të shpërndahen. Por shpejt në oborr del çifti i moshës së mesme që të zemëruar dhe duke tundur krahët u bëjnë me shenjë të largohen.
Burri me flokë të rëna tund krahët ndaj ushtarëve ndërsa gruaja u bërtet për t’u larguar.
Një prej ushtarëve ngre në ajër armën e tij por dyshja është e vendosur të mos intimidohen duke u bërë me shenjë të largohen.
Qeni vijon të lehë ndaj tyre teksa largohen dhe më në fund çifti i moshuar mbeten vetëm në kopsht dhe mbyllin derën.
Rusia ka zbarkuar tashmë në qytetin strategjik të Mykolaiv, pranë portit jugor të Odesa, teksa trupat e saj po rrethojnë kryeqytetin.
Top Channel