Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze…
Rrugëtimi ynë vijon drejt Elbasanit. Fshati që jeni duke parë në këto pamje është Hajdaran.
Ambulanca e këtij fshati ka disa vite që ka jashtë funksionit. Ajo është lënë të degradohet plotësisht. Dikush i ka marrë dyert e dritaret, muret janë të prishur, brenda nuk gjendet asnjë pajisje.
Fshati i radhës ku u ndalëm është Dragostunja e rrethit të Librazhdit. Ambulanca e këtij fshati duket e rregullt. Por, ajo qëndron gjithë kohën e kyçur dhe banorët nuk mund të marrin shërbim. Investimi është bërë nga donator të huaj.
“Kujdesi parësor është më i dobëti në vend. Në disa zona kemi nisur që të investojmë në mure dhe në imazh po kemi një mungesë të theksuar të personelit shëndetësor” u shpreh Egla Bardhi, drejtuese “Together for Life”
Disa kilometra më larg ndodhet fshati Qukës. Në anë të rrugës gjendet qendra shëndetësore e këtij fshati, e cila ju shërben rreth 9000 banorëve. Jashtë kamerës drejtori i kësaj qendre pohon se ka nevojë për investime.
Top Channel