Investimet në shëndetësi kryesisht janë përqëndruar në Tiranë. Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është kthyer në pritësin e pjesës dërrmuese të pacientëve.
Edhe pse janë bërë përpjekje në disa raste për ta zbutur këtë fenomen, ende nuk konstatohet asnjë ndryshim. Vijojmë të kemi mungesa të theksuara të personelit shëndetësor si dhe munges të infrastructures në rrethe. Këto dy faktorë bëjnë që pacientë në zonat rurale mos të marrin shërbime të mirëfillta.
“Kur ske mjekë dhe pajisjet bazë smund të marrësh as shërbime shëndetësore. Ne ju kemi mohuar njerëzve të drejtën e tyre” u shpreh Dr.Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie/ pedagoge
Top Story për të sjellë një panoramë sa më reale të situatës ka udhëtuar në disa zona rurale të vendit. Kjo është një hartë e të gjitha fshatrave ku kemi shkuar.
Fillimisht kemi udhëtuar drejt periferisë së kryeqytetit në njësinë e Baldushkut. Kjo njësi administrative ka në përbërjen e saj 14 fshatra. Vetëm 16 kilometra larg Tiranës ndodhet fshati Koçaj. Kjo që jeni duke parë është ambulanca e fshatit. Ajo është jashtë funksionit.
Ky banor i fshatit Koçaj na tregon për vështirësitë që hasin. Një të sëmuri do ti duhen rreth 4 kilometra që të dalë fillimisht në rrugën e shtruar, e më pas të shkojë te një mjek familje.
Më tej Sabriu na rrëfen se të njëjtin fat kanë edhe banorët e disa fshatrave të tjerë. Mungesa e ambulancave dhe e personelit shëndetësor i detyron që ti drejtohen kryeqytetit për të marrë shërbime.
Në fshatin Vesi’ po në Baldushk nuk ka fare ambulancë. Banorët kujtojnë se në vitet e diktaturës, pranë kësaj ndërtese ka qënë edhe qendra shëndetësore. Ajo është amortizuar dhe është rrëzuar me kalimin e viteve. Tani nuk ka asnjë gjurmë prej saj. Ndërkohë që edhe banorëve të këtij fshati ju duhet të udhëtojnë rreth 3 kilometra për tu konsultuar me një mjek të përgjithshëm.
“Më parë ka partur një qendër shëndetësore. U shëmb me ardhjen e demokracisë. Na duhen rreth 3 km që të udhëtojmë për te mjeku përgjthshëm. Jemi disa fshatra që e kemi largë mjekun e përgjithshëm” u shpreh banori i fshatit Koçaj.
Top Channel