21/12 21:09
Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bërën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor, spitaleve, punonjësve të kujdesit shëndetësor, dhe ambulancave.
“Asnjë nga këto nuk duhet të jetë kurrë, kurrë një objektiv,” tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në konferencën e tij të përditshme për shtyp.
Dujarric tha se OKB-ja po ndiqte detajet e sulmit të raportuar në një spital për fëmijë dhe maternitet në qytetin port të Mariupol, ku janë lënduar të paktën 17 persona.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka verifikuar deri më tani të paktën 18 sulme të ndryshme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Top Channel