Dhurata Çupi kërkon dorëheqjen e Bashës: PD ka nevojë për lider që na çon drejt fitores

09/03/2022 16:33

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi këtë të mërkurë ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë, duke theksuar se sot PD ka nevojë për një lider që i çon demokratët në fitore.

Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Basha që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për një lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e shkodranëve e dibranëve si dy bastionet e PD”, është shprehur Çupi.

Deputetja e qarkut të Dibrës, veçanërisht pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit, nuk është zëri i vetëm që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë. Më herët, ishte Grida Duma, e cila duket se ka marrë drejtimin e kësaj goditjeje të re nga brenda, duke tundur si flamur, dorëheqjen e saj të menjëhershme nga posti i nënkryetares së atij që e quan dështaku në krye të PD-së.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, tha Duma.

Në një tjetër shenjë se armiqtë e Bashës, tashmë i afron largimi i tij nga kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të mërkurë la një shteg të hapur për bashkëpunim me të gjithë deputetët rebelë të cilët janë sot kundër Bashës, përfshirë edhe Grida Dumën.

Mirëpres çdo deklaratë të deputetëve, mirëpres bashkimin e tyre me grupin e deputetëve të Komisionit të Rithemelimit dhe i garantoj qe ky bashkim ka në bazë vlerësimin e palëkundur të kontributeve në PD, në Kuvendin e 22 marsit cdo njeri do ketë të drejtën të kandidojë për organet e PD me kushtin e vetëm të pranojë votën e lirë të demokratëve”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA