“Abuzim me xhepat e shqiptarëve, nuk e përballojmë dot”, qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

09/03/2022 17:36

Qytetarët janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve pasi sot, një litër naftë e paguajnë 260 lekë.

Në një lidhje live për “Ftesë në 5”, avokati Adriatik Lapaj tha se janë të gatshëm për të ndarë barrën në kohë krize, por jo që qeveria të përfitojë nga shqiptarët.

Lapaj bëri  thirrje që të gjithë të dalin dhe të protestojnë kundër rritjes së lartë të çmimeve.

Adriatik Lapaj: Ky është një abuzim i hapur me xhepat e shqiptarëve. Energjia është baza. Qeveria nuk mund të përfitojë në kurriz të qytetarëve. Nëse jemi në krizë, jemi për ta ndarë barrën jo ta çojmë situatën në të papërballueshme. Kryeministri nuk tregon të vërtetën se në 260 lekë që ka shkuar nafta, 130 lekë i merr shteti shqiptar. Deri dje fitonte 100 lekë për litër, sot në 130 lekë. Kjo nuk duhet të ndalë. Ne nuk mund të largohemi nga vendi jonë. Të gjithë të dalin nëpër sheshe.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA