Zelensky para deputetëve britanikë: Ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund!

08/03/2022 18:11

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka folur para deputetëve britanikë përmes një videoje ku i tregon se vijon lufta, por nuk do të dorëzohen për asnjë moment.

Deputetët britanikë qëndruan në këmbë duke duartrokitur para se Zelensky të niste fjalimin. Presidenti ukrainas iu drejtua deputetëve duke thënë: “Po ju flas si qytetar, si president i një shteti të madh që ka një ëndërr”.

Në fjalën e tij, e krahasoi luftën në Ukrainë me luftën e britanikëve kundër nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.

“Ju nuk donit të humbisnit shtetin tuaj kur Gjermania naziste donin ta merrte. Dhe ju luftuat për Britaninë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se njerëzit e tij kanë bërë përpjekje “heroike” kundër forcave ruse. “Bombardimet nuk na penguan ne”, tha ai duke shtuar se do të luftojnë deri në fund.

Zelensky: Forcat tona kanë treguar se kush jemi ne. Edhe kishat po shkatërrohen nga bombardimet. Ne e kemi kuptuar që ukrainasit janë heronj. Mbi 50 fëmijë janë vrarë. Këta janë fëmijët që mund të kishin jetuar por njerëzit i morën nga ne. Ukraina është bërë më e madhe gjatë këtyre ditëve. Ne duhet të luftojmë me helikopterët apo raketat. Do të doja t’ju kujtoja që ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim, ne do të luftojmë deri në fund dhe do të vijojmë luftën për tokën tonë. Ne të gjithë do të luftojmë kudo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA