Rusia kërcënon se do të ndalojë furnizimet me gaz të Evropës

08/03/2022 10:42

Moska ka kërcënuar se do të mbyllë furnizimin me gaz në Gjermani pasi SHBA i kërkoi aleatëve të saj evropianë të konsiderojnë ndalimin e importeve ruse të naftës për shkak të pushtimit të Ukrainës .

Zëvendës-kryeministri rus Alexander Novak tha se refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global.

Gjithashtu ai bëri me dije, në një fjalim në televizionin shtetëror rus,  se çmimi i naftës mund të rritet në më shumë se 300 dollarë për fuçi.

Kërcënimi i Novak i referohet vendimit të Gjermanisë muajin e kaluar për të ndalur certifikimin e Nord Stream 2, një gazsjellës dytësor.

“Ne kemi çdo të drejtë të marrim një vendim të ngjashëm dhe të vendosim një embargo ndaj pompimit të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1,” shtoi ai.

Ai theksoi se gjetja e një zëvendësuesi për naftën ruse në tregun evropian do të jetë shumë e vështirë,  duke qenë se Rusia furnizon rreth 40% të gazit të Evropës.

“Do të duhen vite dhe do të jetë akoma shumë më e shtrenjtë për konsumatorët evropianë. Në fund të fundit, ata do të lëndohen më keq nga ky rezultat,” tha Novrak.

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar shqetësime për sigurinë energjetike.

Si rrjedhojë, Komisioni Evropian ka thënë se do të propozojë të martën plane për të diversifikuar furnizimet me lëndë djegëse fosile të Evropës larg Rusisë dhe për të lëvizur më shpejt drejt energjisë së rinovueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA