Kreu i rajonit, Oleksiy Kuleba tha se vazhdon evakuimi i popullsisë së Irpin përmes fshatit Romanivka.
Ai tha se që nga ora 9:30 (07:30 GMT) më shumë se 150 njerëz ishin evakuuar.
“Agresori po pengon evakuimin e popullsisë. Brenda një dite, ata që mundën të mbërrinin në vendin e grumbullimit u nxorrën vetë nga Irpin. Tani rrethi po përgatitet për një evakuim në shkallë të gjerë dhe dërgimin e ndihmave humanitare,” shtoi ai.
Irpin është një qytet në perëndim të Kievit, i cili ka pasur luftime të ashpra ditët e fundit nga forcat ushtarake ruse.
Njerëzit janë përpjekur dëshpërimisht të largohen nga Irpin ditët e fundit dhe pse për disa prej tyre rruga është ndërprerë pasi kanë rënë pre e sulmeve ruse gjatë evakuimit.
Ky është evakuimi i parë nga një qytet ukrainas përmes një korridori humanitar të rënë dakord me Rusinë.
Guvernatori i Sumy-t Dmitro Zhivitskiy tha në një deklaratë video se autobusët e parë tashmë ishin nisur nga Sumy për në qytetin e Poltava, më në perëndim. Ai tha se përparësi do të kenë invalidët, gratë shtatzëna dhe fëmijët në jetimore.
Top Channel