Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, Lulzim Basha ka mbledhur krerët e degëve për analizën e rezultatin.
Kreu i PD në Mirditë, Mark Ruçi tha se duhet një strategji për zgjedhjet e ardhshme ndërsa shtoi se makineria e pushtetit po vepron si në komunizëm.
“Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të logjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të pabarabartë”, tha Ruçi.
Ditën e djeshme, një pjesë e anëtarëve të Grupit të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha gjatë mbledhjes prej mbi katër orësh, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.
Top Channel