Po kalonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 50-vjeçari nga Saranda
07/03/2022 09:39
Një 50-vjeçar nga Saranda, me iniciale A.D., u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.
Policia bën me dije se ai u arrestua në kuadër të operacionit “Qafa e Hanit”, ku u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Ndërkohë, po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.
Top Channel