Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Këtë njoftim e ka bërë me dije ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë të shkurtër për mediat të hënën, duke shtuar se edhe ai do të marrë pjesë në takimin
Po ashtu, lajmi është konfirmuar edhe nga agjencitë ruse të lajmeve.
Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ndan një kufi detar me Rusinë dhe Ukrainën në Detin e Zi, ka ofruar të presë bisedimet.
Rusia njoftoi të hënën se do të krijojë korridore humanitare të reja për të transportuar ukrainasit e bllokuar nën bombardimet e saj, në Rusi dhe Bjellorusi.
Për këtë ka reaguar menjëherë Ukraina. Ajo thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara në disa qytete dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm.
Top Channel